Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje.
Pas shumë vitesh që ka qenë shpesh në qendër të komenteve negative për peshën e saj, Ronela ka treguar se ka humbur plot 15 kilogramë.
Në një story të publikuar në Instagram, ajo ndau një foto nga pasqyra e ashensorit, ku kishte shkruar me humor: “-15 killos hajde ciao”. Krahas suksesit në aspektin personal, Ronela prej kohësh është gjithashtu në qendër të vëmendjes për jetën e saj sentimentale.
Këngëtarja ka zbuluar se është në një romancë, duke ndarë disa foto me partnerin, por pa e treguar plotësisht fytyrën e tij, duke mbajtur kështu një dozë misteri.
Transformimi fizik dhe periudha e re në jetën private duket se i kanë dhënë Ronelës një energji të re.