Këngëtarja Ronela Hajati e ka kujtuar sot babain e saj, i cili ka vdekur në vitin 2013.
Në një story në Instagram, këngëtarja ka thënë se sot babai i saj po të ishte gjallë do të festone ditëlindjen e tij.
“Sot do të ishte ditëlindja jote babush! Ndriçomë nga lart se ta kam nevojën si kurrë më parë”, ka shkruar Hajati.
Kujtojmë se Hajati ka pasur një lidhje të veçantë me të atin e saj, marrë parasysh edhe faktin se ka qenë fëmijë i vetëm, pa vëlla apo motër.
 


                                    



