Rokas për mbrojtjen e statusit të UNESCO-s: BE e gatshme të ndihmojë, duhet bashkëpunim mes institucioneve

Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Mihalis Rokas zhvilloi takim me kryetarin dhe këshilltarët e Komunës së Strugës, ku u diskutuan përfitimet e anëtarësimit në Bashkimi Evropian dhe ndikimi i mbështetjes evropiane në jetën e përditshme të qytetarëve. Gjatë vizitës, ai Rokas rëndësinë e avancimit të procesit eurointegrues dhe nevojën për adresimin e sfidave lokale, përfshirë çështjet e mjedisit, turizmit të qëndrueshëm dhe arsimit. Ai nënvizoi se mbështetja e BE-së synon të përmirësojë cilësinë e jetës, të krijojë mundësi ekonomike dhe të nxisë zhvillimin lokal.

“Në bisedën që patëm është më se e ditur se kemi problem me mbetjet dhe nevojën e pasjes së një qendre procesimi që është financuar dhe tenderi është në proces e sipër; dhe gjithashtu trajtimi i ujërave të zeza. Kjo është në prioritetin më të lartë. Pastaj çfarëdo që mund të bëjmë që të kontribuojmë në statusin e UNESCO-s për liqenin. Një bashkëpunim i mirë mes ministrive, kryetarit të komunës së Ohrit dhe të Strugës është shumë i nevojshëm”, deklaroi Mihails Rokas – Ambasador i BE-së në Maqedoninë e Veriut./TV21

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit