Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit tetor janë dhënë 446 leje ndërtimi për ndërtimin e objekteve në vlerë 10 596 843 000 denarë. Këtu përfshihen 1 117 banesa, transmeton Portalb.mk.
“Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 289 (64.8 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 68 (15.2 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 8 (20.0 %) për objektet për rikonstruim”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.
Te 247 lejet e objekteve si investitor është personi fizik.
“Vlera e rritur është për shkak se gjatë periudhës referencë është dhënë leja për ndërtimin e Rrugës Shtetërore A2, aksin Bukojçani–Kërçovë, faza e parë, nënaksin Cërvicë–Kërçovë me gjatësi 6,527 km, e cila ka vlerë prej 44 milionë euro”, raporton Enti.
Enti raportoi se numri i lejeve është rritën për 23 përqind, krahasuar me tetorin e vitit të kaluar.






