RMV, në një aksident ndërroi jetë shoferi 83 vjeçar

Policia e Maqedonisë së Veriut së bashku me prokurorinë publike kanë kryer inspektime në vendin ku ndërroi jetë 83 vjeçari, si pasojë e aksidentit ndërmjet dy veturave, transmeton Portalb.mk.

“Në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë, tek f. Orovnik, komuna e Debërcës, ka ndodhur
aksident trafiku ndërmjet një automjeti pasagjerësh “Citroën” me targa të Ohrit, i drejtuar nga V.B. (83) nga Ohri dhe një automjeti pasagjerësh “Audi” me targa kombëtare të Shqipërisë”, raportoi Policia.

Në vendngjarje kishte ndërruar jetë 83 vjeçari, ndërsa lëndime kishte marrë shoferi i veturës tjetër, 36 vjeçari A.M. dhe bashkudhëtari 24 vjeçar B.B.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit