RMV-ja e dyta në Evropë për planin e veprimit për barazi gjinore

Shkup, 22 janar – Kryetarja e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve, Zhaklina Peshevska, ka takuar grupin e punës për ndjekjen e zbatimit të Planit të Veprimit për Avancimin e Barazisë midis Femrave dhe Meshkujve në Kuvend, ku ka konstatuar se nga vendet të cilat kanë planin e tretë të veprimit, RMV-ja është vendi i dytë në Evropë, edhe atë pas Suedisë.

Qëllimi i këtij takimi, sipas kryetares së Kuvendit, ishte që të vlerësohet progresi i deritanishëm, të identifikohen sfidat në zbatim dhe të koordinohen hapat e ardhshëm për forcimin e politikave dhe masave që promovojnë barazinë gjinore dhe mundësitë e barabarta në institucionet shtetërore.

“Atë të cilën mund ta them është se si plan të tretë të veprimit jemi vendi i dytë në Evropë pas Suedisë. Ajo që është shumë më e rëndësishme është fakti se gjatë kësaj kohe kemi shënuar progres në realizimin e planit të veprimit. Atë të cilën e kishim planifikuar, ishte që ta rrisim rolin mbikëqyrës të Kuvendit mbi institucionet.”, – deklaroi kryetarja e Komisionit për Mundësi të Barabarta, Zhaklina Peshevska.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit