19.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

RMV, gjuetari e vrau shokun e tij gjatë pastrimit të pushkës

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një grup të gjuetarëve, nën dyshimet se janë të përfshirë në një vrasje gjatë pastrimit të pushkës së gjuetisë.

“U arrestua 63 vjeçari T.T. nga Makednoski Brod, 39 vjeçari A.T. nga Makedonski Brod, 21 vjeçari D.D. nga Makedonski Brot dhe 29 vjeçari I.M. nga Kërçova, nën dyshimet se janë të përfshirë në një vepër penale, e dënueshme në bazë të nenit 123 nga Kodi Penal”, njoftoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

T.T. kishte raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij në Makedonski Brod, gjatë pastrimit të pushkës, e kishte goditur me një plumb 31 vjeçari D.S. nga Kërçova, i cili kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit