Ylli botëror me prejardhje nga Kosova, Rita Ora dhe artisti i mirënjohur Yll Limani, kanë publikuar të premten bashkëpunimin që bëri bujë ditëve të fundit, që nga momenti i paralajmërimit.

“All Natural” mban titullin bashkëpunimi. Ky është titulli edhe i soloprojektit të fundit të Ritës. E Ylli në publikimin e përbashkët me Ritën ka shkruar pjesën e tij.

Kënga vjen në anglisht dhe në shqip dhe tani mund ta gjeni edhe në Youtube.