13.8 C
Skopje
Saturday, October 11, 2025

Rinia e Strugës sjell frymën e ndryshimit me gazetën “Ndryshe për Strugën”

Kandidati i pavarur për Strugën, Mendi Qyra, ka ndarë me qytetarët një moment frymëzues nga fushata e tij, duke vlerësuar angazhimin e të rinjve që po e udhëheqin ndryshimin me energji dhe ide të reja.

Kështu pozitivë dhe plot energji, të rinjtë tanë sot ndanë numrin e dytë të gazetës që ata vetë krijojnë në këtë fushatë zgjedhore, ‘Ndryshe për Strugën’.
Më bënë krenar mënyra si ata kanë zgjedhur të ngrenë zërin në këtë fushatë: me ide, me vizion dhe me përgjegjësi, jo me propagandë të sëmurë,” – shkruan Qyra.

 

Ai theksoi se kjo është rinia që i duhet Strugës – aktive, kreative dhe me dashuri për qytetin e vet.
Sipas tij, me këtë energji “ndryshimi nuk është vetëm i mundur, është i pashmangshëm.”

Qyra i ftoi qytetarët ta lexojnë numrin e ri të gazetës në linkun e publikuar më poshtë.

 

https://www.facebook.com/share/p/1GsNLPh4hd/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit