Është e ulët të kërkosh mbështetje nga BDI, tha deputeti i Aleancës për Shqipëtarët, Rijad Shaqiri, sonte në një intervistë për Pikëpodcast në Ora24.tv dhe Almakos.com.
Shaqiri theksoi se është e panevojshme ndihma nga Bashkimi Demokratik për Integrim, përderisa VLEN qëndron dhe do të vazhdon të qëndron bashkë.
”Është e ulët të kërkohet mbështetje nga BDI kur deri dje ke pasur struktura që kemi qenë te vëllazëruar bashkë. Besoj se nuk duhet të kërkohet mbështetje nga BDI kur i ke strukturat e VLEN që kemi qenë dhe jemi bashkë, për mua është e paqartë kjo punë”.
U diskutua edhe për propozimet për ndarjen e komunave në zgjedhjet lokale, marrëveshjet dhe mosmarrëveshjet midis partive të koalicionit VLEN.