13.8 C
Skopje
Sunday, October 19, 2025

Rezultatet fillestare nga zgjedhjet lokale, KSHZ-ja duhet t’i shpallë brenda afatit prej 12 orësh

Shkup, 19 tetor – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i shpall në mënyrë të njëpasnjëshme rezultatet fillestare nga zgjedhjet lokale, të marra në mënyrë elektronike nga komisionet komunale zgjedhore, ndërsa rezultatet bazuar në të dhënat nga procesverbalet e komisioneve komunale zgjedhore duhet t’i shpallë brenda 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.

Komisionet komunale zgjedhore duhet t’i shpallin rezultatet fillestare të zgjedhjeve brenda afatit prej 7 orësh pas përfundimit të zgjedhjeve, në bazë të të dhënave nga këshillat zgjedhorë, dhe t’i vendosin në tabelën e shpalljeve në komunë si dhe t’i njoftojnë përmes mediave publike.

Komisioni Zgjedhor i Qytetit të Shkupit rezultatet fillestare të zgjedhjeve për anëtarë të këshillit, gjegjësisht për kryetar të qytetit, duhet t’i shpallë brenda 10 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve, në bazë të të dhënave nga komisionet komunale zgjedhore për Qytetin e Shkupit, t’i vendosë në tabelën e shpalljeve në Qytetin e Shkupit dhe t’i njoftojë përmes mediave publike.

KSHZ-ja rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve i shpall menjëherë, por më së voni brenda 24 orëve nga dita e bëhet përfundimtare. Rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet, KSHZ-ja i shpall për çdo komunë veç e veç.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, komisionet komunale zgjedhore i shpallin menjëherë, por më së voni brenda 24 orëve nga dita kur ato bëhen përfundimtare.

Në rrethin e parë të votimit për kryetar komune zgjidhet ai kandidat që ka marrë shumicën e votave nga votuesit që kanë dalë në votim, nëse në zgjedhje kanë marrë pjesë një e treta e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në listën zgjedhore për komunën përkatëse.

Nëse në rrethin e parë të votimit për zgjedhjen e kryetarit të komunës, përkatësisht të Qytetit të Shkupit, nuk dalin në votim një e treta e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në listën zgjedhore për komunën përkatëse, përkatësisht për Qytetin e Shkupit, i tërë procesi zgjedhor për komunën përkatëse përsëritet.

Zgjedhjet për kryetarë komunash në njësitë e vetëqeverisjes lokale zhvillohen sipas modelit zgjedhor shumicë, ndërsa zgjedhjet për anëtarë të këshillave sipas modelit proporcional, në një rreth të vetëm.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit