10.8 C
Skopje
Friday, October 31, 2025

Rezultate rekord dhe investime të reja! Aksionet e “Alkaloidit” rriten mbi 30%

Kompania farmaceutike “Alkaloid” gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2025 shënoi rritje të shitjeve dhe të fitimit. Shitjet e konsoliduara arritën mbi 15 miliardë denarë, që përbën një rritje prej 7% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa fitimi para taksave u rrit për 8 për qind.

Pjesa më e madhe e shitjeve vjen nga tregjet e huaja, me rritje më të madhe në Austri, Holandë dhe Suedi. Kompania ka investuar mbi 900 milionë denarë dhe ka hapur 46 vende të reja pune. Aksionet e “Alkaloid” në bursë shënuan rritje mbi 30 për qind, me vlerë tregu 36,9 miliardë denarë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit