11.8 C
Skopje
Thursday, October 16, 2025

Rexhepi: Nuk duhet lejuar që për të ardhmen e Tetovës të vendosin donacionet serbe, as kreditë kineze dhe as parat e vjedhura

Kandidati i AKI-së për komunë e Tetovës, Bajram Rexhepi, nga tubimi në Tetovë, deklarojë se Tetova ndodhet para një sprove historike, të bëj zgjedhjen në mes atyre që mashtruan dhe atyre që ofrojnë zgjidhje reale për problemet e përditshme.
“Në mes atyre që Tetovën e shohin si plaçkë lufte dhe vizionit tonë të qartë për zhvillim. Tetovarët thjeshtë duhet të vendosin, nëse Tetova jonë duhet të vazhdojë të shkatërrohet nga kjo pengmarrje politike që po ndodhë sot apo ta çlirojmë dhe shndërrojmë në një qytet evropian”, tha Rexhepi, raporton SHENJA.
Rexhepi tha se nuk duhet lejuar që për të ardhmen e Tetovës të vendosin donacionet serbe, as kreditë kineze dhe as parat e vjedhura nga shitja e pronave të përbashkëta.
“Kërkojë nga ju mbështetja që t’ja kthejmë Tetovës tonë krenarinë, dinjitetin e nëpërkëmbur. Kërkojë mbështetje që bashkë ta bëjmë kryeqendrën ekonomike, kulturore dhe sportive…”, tha mes tjerash Rexhepi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit