16.8 C
Skopje
Monday, November 10, 2025

Rexhepi: Korridori 8, katalizator për zhvillimin rajonal dhe prosperitetin e vendit

Sot në Komunën e Gostivarit, zëvendësministri për Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi së bashku me kryeministrin teknik Xhaferi, ministrin Bllagoj Boçvarski dhe drejtorin e Rrugëve Shtetërore, Ejup Rustemi inspektuan punimet në Korridorin 8 dhe në rrugën lokale nga fshati Zdunjë deri në fshatin Debresh.

“Ministria e Transportit dhe Lidhjeve si përgjegjëse për politikat infrastrukturore, i jep rëndësi të veçantë realizimit të projektit për Korridorin 8”, tha zëvendësministri Rexhepi.

Sot, vijoi më tej ai, së bashku me Kryeministrin Talat Xhaferi, ministrin Boçvarski dhe drejtorin Rustemi jemi në inspektim të punimeve në projektin më të madh infrastrukturor në vend, Koridorin 8.

“Gjithashtu, ishim edhe në fillimin e punimeve për rekonstruimin e rrugës lokale nga fshati Zdunjë deri në fshatin Debresh. Ky projekt me gjatësi prej 1.26 km dhe vlerë afër 18 milionë denarë jo vetëm që siguron transport më të sigurt dhe më efikas, por edhe cilësinë e jetesës për banorët e këtyre vendbanimeve. Ne si Ministri e Transportit dhe Lidhjeve, jemi të palëkundur në angazhimin tonë për të realizuar potencialin e plotë të Korridorit 8 si një katalizator për zhvillimin rajonal dhe prosperitetin e vendit”, theksoi Rexhepi.

Nëpërmjet qeverisjes së shëndoshë, planifikimit strategjik, tha zëvendësministri, jemi të sigurt në aftësinë tonë për të ofruar përfitime të prekshme për qytetarët tanë dhe për të lënë gjurmë pozitive për brezat që vijnë.

Lajme të ngjajshme

2 KOMENTET

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit