10.8 C
Skopje
Saturday, October 25, 2025

Rexhepi: Jemi aktivizuar për të dalë fitues në raundin e dytë

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka nisur aktivitetet e tij për raundin e dytë të zgjedhjeve, me qëllim që të sigurojë shumicën e votave për qytetin e Tetovës. Rexhepi deklaroi se në këtë raund hyn më i organizuar dhe me entuziazëm të shtuar për të fituar.

“Fushata jonë vazhdon për raundin e dytë. Hymë më të organizuar dhe me entuziazëm më të madh se më parë, dhe sigurisht presim një fitore bindëse. E gjithë struktura partiake dhe aktivistët tanë kanë energji të jashtëzakonshme për të bërë një ndryshim të madh në Tetovë. Kam besim të plotë tek qytetarët tetovarë dhe besoj se këtë herë do ta arrijmë një fitore të madhe”, tha Bajram Rexhepi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit