11.8 C
Skopje
Saturday, November 8, 2025

Revolucion mbrojtjeje: “Made in Kosovë” – Kosova nis prodhimin e dronëve kamikazë dhe ushtarakë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se vendi po hyn në një fazë të re historike të zhvillimit të industrisë së mbrojtjes, duke nisur prodhimin e dronëve ushtarakë brenda territorit të Kosovës.

Në një vizitë në Gjilan, së bashku me kryetarin Alban Hyseni, Kurti vizitoi kompanitë që po zhvillojnë teknologjinë e dronëve ushtarakë dhe civilë, përfshirë “Skifteri”, “Future Minds Academy”, dhe MIGA SkyShield MAR.

Ai theksoi se Kosova tashmë nuk është vetëm importuese, por edhe prodhues i teknologjisë ushtarake, duke e cilësuar këtë si një hap strategjik për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.
“Të ardhmen e industrisë së mbrojtjes dhe avancimit të dronëve luftarakë po e ndërtojmë edhe në Kosovë. Shteti ynë po shndërrohet në vend që prodhon”, ka shkruar Kurti.

Ai nënvizoi se pas blerjes së dronëve nga partnerët ndërkombëtarë si Bayraktar TB-2, Puma, dhe së fundmi Skydagger, Kosova tani ka filluar edhe prodhimin vendor të dronëve luftarakë.

Modelet e para “Made in Kosovë”

Sipas kryeministrit, teknologjia e zhvilluar në Kosovë ka arritur parametra të lartë operativë:

Droni kamikaz “K1” arrin shpejtësi mbi 180 km/h dhe lartësi deri në 2,500 metra

Droni “Skifteri” arrin deri në 5,000 metra lartësi, me rreze operative 20 km dhe shpejtësi deri në 270 km/h

Kurti tha se ky zhvillim është rezultat i investimeve të vazhdueshme shtetërore dhe bashkëpunimit me sektorin privat dhe inovatorët vendas.

“Made in Gjilan, natyrisht edhe Made in Kosovë – kjo është ajo që po ndërtojmë. Si qeveri do ta mbështesim ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe nuk do t’i ndalim investimet për mbrojtje e siguri”, u shpreh ai.

Ky hap shënon një moment kthese për industrinë ushtarake të Kosovës dhe e pozicionon vendin si një faktor të ri zhvillues të teknologjisë së mbrojtjes në rajon.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit