Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër ka përfunduar punimet e restaurimit të “Karakollit” në Fushën e Çajupit, Monument Kulture i Kategorisë së Parë me vlera të veçanta historike dhe arkitekturore për zonën e Zagorisë.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u shpreh se ndërhyrja e realizuar ka mundësuar ruajtjen e integritetit të objektit dhe rikthimin e vlerave të tij origjinale, duke i dhënë jetë një dëshmie të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Ky restaurim është i pari që kryhet për këtë monument dhe e bën “Karakollin” një aset unik, me potencial të lartë për zhvillimin e turizmit kulturor dhe natyror në Fushën e Çajupit dhe në zonën e Zagorisë.
“Kjo ndërhyrje mundësoi ruajtjen e integritetit të objektit dhe rikthimin e vlerave të tij, duke i dhënë jetë një dëshmie të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore”, theksoi Gonxhja.
Restaurimi është realizuar për herë të parë për këtë monument, i cili mbetet objekti i vetëm i këtij lloji dhe një aset me potencial për zhvillimin e turizmit kulturor dhe natyror në Fushën e Çajupit dhe në Zagori. ATSH /KultPlus.com



