Regjisori Rexhepi me një tjetër videoklip epik

Regjisori kosovar, i cili jeton dhe vepron në Islandë, Jasmin Rexhepi, ka lansuar një videoklip shumë kreativ dhe interesant për këngën “Jazz of All Trades” nga projekti muzikor Smoky Balkan Jazz.

Pak ditë më parë, ai kishte publikuar edhe një videoklip tjetër të po këtij projekti, për këngën “Lady in Red at Qarshia”.

 

 

Klipi i kaluar ishte shumë artistik dhe poetik, duke ngjasuar më tepër me një skenë filmi evropian, madje duke të kujtuar filmin “Malèna” me Monica Bellucci.

Ndërsa në projektin e ri, Rexhepi ruan kreativitetin e tij regjisorial, por këtë herë videoklipi vjen në një stil krejtësisht tjetër – më shumë në frymën vizuale të Wes Anderson. Bëhet fjalë për një videoklip të animuar, me një estetikë të kuruar dhe një stil shumë të veçantë të karaktereve.

Smoky Balkan Jazz thuhet se është një kolektiv muzikor me artistë nga vende të ndryshme, të cilët kombinojnë instrumentet organike me teknologjinë moderne, përfshirë edhe inteligjencën artificiale.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit