Regjim i veçantë trafiku në Shkup sot për shkak të vizitës zyrtare të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Për këto arsye, Njësia e Sigurisë në Trafikun Rrugor të SPB Shkupit do të marrë masa për regjim të veçantë trafiku në rrugët e zonës më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit.
“SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në trafik të respektojnë urdhrat e dhëna nga oficerët e uniformuar të policisë”, thonë nga MPB.