31.8 C
Skopje
Monday, September 22, 2025

Refuzohet kandidatura, VLEN nuk do të ketë kandidat për kryetar në Butel

Koalicioni qeveritar VLEN nuk do të ketë kandidat për kryetar të Butelit, pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe më pas edhe Gjykata Administrative e kanë refuzuar kandidaturën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Behar Emini nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Facebook”.

Ai tha se megjithëse nuk do të kenë kandidat, bartësi i listës do të realizojë fushatë dhe ai do t’i qëndrojë në mbështetje.

“KSHZ-ja refuzoi t’i pranojë dokumentet e dorëzuara me pak vonesë, ndërsa Gjykata Administrative – si çerdhe e gjykatësve të vendosur nga pushteti i kaluar – vetëm e konfirmoi qëndrimin e KSHZ-së.

Sidoqoftë, përkundër shijes së keqe që na e lënë institucionet e a.q. të drejtësisë, ne do të marrim pjesë në këto zgjedhje, duke u përfaqësuar me bartësin e listës së këshilltarëve të VLEN-it për Komunën e Butelit, Behar Rexhepi, i cili përveçse e gëzon mbështetjen time të plotë, jam i bindur se do të jetë edhe zëri më i denjë i të gjithë qytetarëve të Komunës së Butelit në këshillin e ardhshëm komunal!”, tha mes tjerash Emini.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit