7.8 C
Skopje
Tuesday, October 28, 2025

Reagon Krenar Lloga, pas anketës së publikuar me qytetarët

Krenar Lloga nga AKI, përfaqësues i ASH – Ziadin Sela, ka reaguar pas një ankete të publikuar nga Ora24.tv, me qytetarët e Veleshtës dhe Llabunishtës.

Reagimi i plotë i Krenar Llogës:

“Më vjen keq që kolegu i punës, Abil Qyra – apo siç e quaja gjithmonë, daj Abili – së bashku me mikun tjetër, Afrim Shejin, dhe të tjerë, janë gjendur në një pyetje-grackë dhe përballë të pavërtetave lidhur me diçka që nuk e kam thënë kurrë.

Në linkun më poshtë keni të gjithë intervistën në TV21 ( https://tinyurl.com/2usjvk4y ), ku në asnjë moment nuk përmenden as Veleshta e as Llabunishta. Por, siç duket, dashakeqësit po përpiqen të shkaktojnë huti e përçarje ndër shqiptarë.

Veleshta dhe Llabunishta janë kurora dhe mburoja e shqiptarizmit në Strugë, dhe për këtë meritojnë përkulje e falënderime nga unë dhe nga çdo shqiptar.

Të nderuara motra dhe vëllezër, fushata po i afrohet fundit, prandaj ju ftoj të mos bini pre e asnjë dezinformate, të pavërtete apo shpifjeje. Gara do të përfundojë me një fitues dr.Arsim Dalipi të cilit ne do t’i urojmë fitoren dhe i dëshirojmë punë të mbarë për Strugën dhe për të gjithë ne.

Me respekt,

Krenari

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit