13.8 C
Skopje
Tuesday, September 23, 2025

Reagimi i Shpejt për Lirinë e Medias: Të ndërpritet menjëherë bllokada e ndërtesës së Focus Media Group! Të respektohet mbrojtja e burimeve të gazetarëve

Reagimi i Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR) i bën thirrje autoriteteve dhe kompanisë KAYO, të ndërprejnë menjëherë bllokadën e ndërtesës së Focus Media Group.

MFRR kërkon gjithashtu kthimin e menjëhershëm të pajisjeve profesionale të gazetarëve, në përputhje me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës.

“Çdo ditë ndërprerjeje përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias.Ne gjithashtu kërkojmë respekt për mbrojtjen e burimeve të gazetarëve”, thuhet në postimin e MFRR në Facebook.

Reagimi i plotë

Reagimi i Shpejt për Lirinë e Medias (MFRR) kërkon menjëherë ndërprerjen e bllokadës së ndërtesës së Focus Media Group dhe kthimin e menjëhershëm të pajisjeve profesionale, në përputhje me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës. Çdo ditë ndërprerjeje përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias.
Ne gjithashtu kërkojmë respekt për mbrojtjen e burimeve të gazetarëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit