Shkup, 8 dhjetor – Hristijan Mickoski dhe VMRO, me politikat e tyre të gabuara dhe kriminale, po e izolojnë vendin, duke e shndërruar atë në një njollë të zezë në Evropë dhe duke i larguar të rinjtë nga Maqedonia, akuzojnë sot nga LSDM.
“Krimi dhe korrupsioni po lulëzojnë, korridoret evropiane po e anashkalojnë Maqedoninë, njerëzit kanë gjithnjë e më pak para në xhepa, varfëria po rritet, emigrimi i të rinjve po rritet dhe qeveria po negocion për të kthyer emigrantët.
Analistët në Britani tashmë po e përmendin Maqedoninë si një vend që mund të pranojë përgjithmonë disa nga emigrantët. Kjo do të thotë integrimi i tyre i plotë, me shtëpi, vende pune, etj.
Nuk mund të lejojmë që të rinjtë të ikin nga ne, ndërsa qeveria negocion për të sjellë emigrantët përsëri”, thonë nga LSDM.






