19.8 C
Skopje
Sunday, November 2, 2025

Raundi i dytë zgjedhor, të drejtë vote mbi 1 milion votues në të gjithë vendin

Shumica e votuesve të regjistruar në listën zgjedhore kanë të drejtë që përsëru t’u drejtohen kutive të votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, për të zgjedhur kreun e komunës së tyre.

Të drejtën e votës në rrethin e dytë e kanë 1,013,357 votues nga mbi 1.8 milion votues sa janë të regjistruar në listë.

Një ditë më parë votuan të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit dhe personat në arrest shtëpiak, kërkesat e të cilëve janë pranuar nga komisionet komunale zgjedhore.

Në Qytetin e Shkupit, 474,394 votues kanë të drejtë vote.

Zgjedhjet lokale do të monitorohen nga 1,569 vëzhgues, nga të cilët 904 janë vendas dhe 651 janë ndërkombëtarë. Monitoruesit kanë të drejtë të vëzhgojnë punën e KSHZ-së, Këshillave Komunale Zgjedhore dhe këshillave zgjedhor në vendvotime, duke shënuar gjetjet e tyre por pa penguar punën e organeve zgjedhore.

Të drejtë të ndjekin procesin pa e penguar atë kanë edhe të gjitha mediat vendase pa pasur nevojë për leje plotësuese, pore dhe dhjetëra gazetarë të huaj të cilët janë akredituar paraprakisht në KSHZ. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit