Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot raportet financiare të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, duke bërë transparente të dhënat për buxhetin dhe shpenzimet e tyre gjatë tre muajve të parë të vitit 2025.
Sipas të dhënave të publikuara, Partia Demokratike e Kosovës ka realizuar shpenzime në vlerë prej 360,313.46 euro në këtë periudhë.
Raporti përfshin detaje mbi fondet e vëna në dispozicion për partinë dhe mënyrën se si ato janë përdorur për mbulimin e shpenzimeve të ndryshme operative dhe organizative.





