Ramazani dhe Kreshma njëkohësisht, hoxha dhe prifti: Në Shqipëri nuk kemi tolerancë, por vëllazëri fetare

Hoxha Neki Kaloshi dhe Dom Mark Pashkaj kanë folur për rëndësinë e tolerancës fetare dhe solidaritetit ndërmjet besimtarëve në Shqipëri.

Hoxha Kaloshi theksoi se shqiptarët kanë një traditë të thellë të mirëkuptimit fetar dhe se muaji i Ramazanit është një përjetim jo vetëm hyjnor, por edhe njerëzor, që tregon se solidariteti dhe raportet mes njerëzve shtrihen përtej komuniteteve myslimane.

“Shqiptarët e kanë pas, e kanë dhe urojmë që të trashëgojnë tolerancën fetare dhe mirëkuptimin… Muaji i madhërueshëm i Ramazanit është dëshmi që solidariteti dhe raportet nuk janë vetëm mes besimtarëve myslimanë, po përtej tyre”, u shpreh Hoxha Kaloshi.

Nga ana tjetër, Dom Mark Pashkaj theksoi se Shqipëria nuk shtrihet thjesht në kuadrin e tolerancës, por në një vëllazëri fetare të thellë. “Bukuria dhe madhështia e Shqipërisë nuk ka të bëjë vetëm me tolerancën. Këtu kemi të bëjmë me një vllazëri tipike fetare, ku tjetri nuk shihet thjesht si mysliman apo katolik, por si një vëlla. Shqipëria është një produkt i kësaj vetëdijeje të lartë kombëtare”, tha ai në një intervistë të përbashkët për emisionin “Sepse” në A2CNN.

Intervista nxori në pah rëndësinë e respektit dhe solidaritetit ndërfetar si element thelbësor i identitetit dhe bashkëjetesës shqiptare. /KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit