Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar gratë me rastin e 8 Marsit, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Në mesazhin e tij, Rama shprehu mirënjohje për kontributin e grave në shoqëri dhe theksoi rëndësinë e rritjes së pjesëmarrjes dhe angazhimit të tyre në jetën publike.
Në fund të mesazhit, kryeministri uroi gjithashtu që kjo ditë të jetë një e diel e paqtë për të gjitha gratë shqiptare.



