Moti i ngrohtë dhe temperaturat jo tipike për muajin shkurt, kanë bërë që qytetarë dhe turistë të shumtë të shijojnë ndryshe pasditen e sotme në Vlorë.
Të rinj që luajë basketboll buzë detit, të moshuar, prindër e fëmijë të grupmoshave të ndryshme shijojnë aktivitetet mes shëtitjeve, lojës në rërë, peshkimit etj.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga qyteti i Vlorës, duke i etiketuar “pasditet e dimrit në Vlorë, si pranverë”.
Në videon e publikuara shfaqet bregdeti dhe shëtitorja e qytetit nën rrezet e diellit, me qytetarë dhe vizitorë që shijojnë temperaturat e larta dhe motin e kthjellët.
Vlora vazhdon të tërheqë vizitorë të shumtë, duke u kthyer në një ndër destinacionet gjithëvjetore më të kërkuara./atsh/KultPlus.com



