Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga puna në terren për largimin e strukturave pa leje që zënë trotuare dhe hapësira publike në qytete dhe fshatra. Ai theksoi se operacioni për lirimin e hapësirave publike vazhdon pa ndërprerje, edhe në fundjavë, si pjesë e nismës “Rilindja Urbane 2.0”.
Nisma, e nisur në korrik 2025, synon të përmirësojë jetën urbane, funksionalitetin e bizneseve dhe standardet e mikpritjes. Deri tani janë raportuar mbi 10 mijë raste të zaptimit të hapësirave publike, nga të cilat mbi 7 mijë janë zgjidhur. Po hartohet edhe një Rregullore Kombëtare për përdorimin e hapësirave nga bizneset dhe do të ashpërsohen penalitetet për shkelësit.