Rama ia faturon Veliajt vonesat me rindërtimin: Tirana ka dy vjet pa kokë

Advertisement

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se procesi i rindërtimit në Tiranë ka hasur probleme, por ia ka atribuar vonesat mungesës së drejtimit në Bashkinë e kryeqytetit.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se ndryshe nga pjesa tjetër e vendit, ku sipas tij rindërtimi ka ecur me sukses, në Tiranë një pjesë e fondeve të vëna në dispozicion nuk është përdorur.

“Pa tjetër që ne kemi një problem. Kemi një problem me rindërtimin në Bashkinë e Tiranës. Kemi një problem sepse Bashkia e Tiranës ka dy vjet pa kokë. Kemi një problem sepse një shumë e madhe në dispozicion të shtetit për vetë rindërtimin nuk është vënë në lëvizje”, deklaroi Rama.

Ndërkohë, Rama bëri të ditur se politika e re e strehimit do të përfshijë edhe zgjerimin e numrit të banesave që ndërtohen përmes Fondit të Strehimit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit