Rama hap dyert për profesionistët: MIA shpall thirrje për të rinj, ekspertë dhe krijues

Advertisement

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se në kuadër të ndryshimeve të paralajmëruara për mandatin e katërt, do të hapen mundësi të reja për personat që duan të kontribuojnë në sektorin publik.

Rama ka publikuar thirrjen e Agjencisë për Media dhe Informim (MIA), duke e cilësuar atë si një nga mundësitë që duhet të shihet nga sa më shumë të interesuar.

MIA ka hapur një thirrje për profesionistë, të rinj, ekspertë dhe krijues që dëshirojnë të kontribuojnë në komunikimin publik.

Në kuadër të thirrjes janë paraparë dy mundësi për të interesuarit: të punojnë në strukturat e komunikimit të institucioneve qendrore ose të bashkëpunojnë me MIA-n përmes ideve, projekteve dhe zgjidhjeve konkrete që synojnë përmirësimin e komunikimit të institucioneve me qytetarët.

Thirrja përfshin fusha si komunikimi, media, rrjetet sociale, teknologjia, inteligjenca artificiale, videoja, dizajni, të dhënat dhe formatet e reja të komunikimit.

Afati për aplikim është 10 shtatori, ndërsa të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin në adresën [email protected], së bashku me një video deri në 60 sekonda, në të cilën prezantojnë idenë e tyre.

“Nuk duam të dimë vetëm çfarë ke bërë deri sot. Duam të dimë çfarë mund të bëhet më mirë nesër”, thuhet në njoftimin e MIA-s.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit