Filmi ikonë i kinematografisë shqiptare “Partizani i vogël Velo”, do të shfaqet premierë të enjten në Teatrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA).
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ndau videon promovuese të shfaqjes së filmit në DPA.
y ripunim mjeshtëror i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF), të një vepre mjeshtërore të Xhanfise Kekos, Anastas Kondos dhe Natasha Lakos, vjen si dhuratë për të gjithë nostalgjikët e kinemasë në këtë 80-vjetor të Çlirimit”, shkruan Rama.
Ky është filmi i katërt në radhë kushtuar Luftës Nacionalçlirimtare, në kuadrin e një sezoni artistik, i cili përmes kinematografisë synon t’i njohë të rinjtë me të shkuarën e vendit.
“Partizani i vogël Velo”, realizimi i regjisores Xhanfise Keko më 1980-n dhe i restauruar së fundmi nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF), bën pjesë në repertorin e filmave të përzgjedhur për t’u shfaqur në Teatrin dhe Kinemanë Verore pranë DPA-së, me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit.