9.8 C
Skopje
Thursday, September 18, 2025

Rama: E ardhmja e Shqipërisë është në BE, por është shumë e rëndësishme se kush është në qeveri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se e ardhmja e Shqipërisë është në BE, por siç shtoi se është shumë e rëndësishme kush eshte në Qeveri. Ai tha se për herë të parë shqiptarët do të kenë mundësinë për të marrë hak ndaj gjithë padrejtësive që u janë bërë ndër vite.

“Futja në BE është që në këtë kornizë sovraniteti të garantojnë barzazinë para ligjit dhe standardet demokratike. Këto nuk arrihen dot për një vend si i yni që kanë një hsitori kaq të rënduar me trauma nëse nuk kanë fatin që kemi ne duke qenë mes Europës. Unë personalisht e shoh këtë si shansin e madh që të marr hak, edhe shqiptarët ta shohin si mundësi për të marrë hak për të gjithë llojet e poshtërimeve të shumë e shumë kohërave. Nga ana tjetër për të bërë që haku ia tyre që do ta jetojnë BE-në, dhe haku i fëmijëve të mos hahet më nga askush. Vetëm duke u futur nga BE bëhet relative se kush qeveris në Shqipërinë në raport me lirinë individuale, barazinë para ligjit. Deri në ato momente është shumë e rëndësishme kush qeveri në Shqiëipëri. Nëse ne mbyllimin negociata deri në 2027-ën, ne deri në 2023 mund të ndihemi të përnbushur në të gjithë këtë përpjekje. Ka shumë gjera që ne kemi bërë për hir të së vërtetës. Nëse do të ishte kjo mbledhje në fundin e shkurtit të vitit 2013-të, kjo mbledhje do ishte me gjeneratorë”, tha kryeminsitri i Shqipërisë Edi Rama.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit