Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë e gjatë automjetesh. Pika kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë është një nga më të ngarkuarat, por radhë të tilla kryesisht ndodhin në pikun turistik në sezonin veror

 

Pala shqiptare kryen procedurat normalisht, ndërkohë që pala greke favorizon shtetasit e saj, duke lënë në pritje të gjata shtetasit shqiptarë dhe shtetasit e huaj.

 

Sipas udhëtarëve, pritja e gjatë është nga 1 deri në 2 orë si pasojë e vonesave nga ana e palës greke, të cilët prej 3 muajsh aplikojnë sistemin e ri të hyrje daljeve në BE.

 

Udhëtarët saktësojnë se vonesa në palën shqiptare nuk janë hasur, procedurat aty bëhen normalisht, problemi është në palën greke, situatë që vijon prej kohësh.

 

Me këtë sistem të ri është e pamundur të aplikohen procedura të shpejta kalimi për shqiptarë dhe të huaj, por vetëm për personat me dokumenta greke, e për pasojë shkaktohen vonesa.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit