Qyteti i Shkupit përmes një letre për mediat i ka bërë thirrje kryeministrit Hristian Mickoski “të caktojë datën, vendin, temat për të biseduar dhe formatin e takimit”, pasi ai sot deklaroi se pranon gjithçka që është në interes të shkupjanëve duke u përgjigjur në propozimin e djeshëm të Qytetit – të formojnë një organ të posaçëm pune dhe koordinues me Qeverinë për zgjidhjen e problemeve në kryeqytet.
“Udhëheqësia e Qytetit të Shkupit është e gatshme që nesër të ulet në tavolinën e përbashkët me kryetarin e Qeverisë. Temat të cilat Qyteti i Shkupit do t’i propozojë, ndërsa për të cilat besojmë se duhet të gjendet zgjidhje është tejkalimi i bllokadës aktive në Këshill nga këshilltarët e shumicës qeverisëse, bllokada e ndërmarrjeve nga bordet drejtuese dhe miratimi i programeve të punës së ndërmarrjeve publike”, njofton Pres shërbimi i Qytetit të Shkupit.