Shkup, 5 dhjetor – Padi gjithëpërfshirëse në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dorëzuan nj grup qytetarësh, duke kërkuar vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së të ashtuquajturit sistem “Qytet i Sigurt” i zbatuar nga Ministria e Brendshme (MPB).
Paralelisht me padinë, janë ngritur kallëzime penale në Prokurorinë Themelore Publike dhe në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovski dhe zyrtarëve aktualisht të panjohur.
Sipas ankuesve, sistemi i ri për sanksionimin e shkeljeve të trafikut – i cili parashikon dërgimin e urdhrave kundërvajtës përmes mesazheve SMS që përmbajnë link për dokument PDF – është i paligjshëm, teknikisht i pasigurt dhe jokushtetues. Ata pretendojnë se modeli prezanton një sërë shkeljesh të rënda të të drejtave themelore të njeriut, privatësisë dhe parimit të barazisë së qytetarëve para ligjit.