Qytetarët dhe sektori i biznesit u detyrohen mbi 9 miliardë euro kredi bankave vendase, ndërsa kursimet kanë arritur në mbi 10,7 miliardë euro, përcjell TV21. Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se në dhjetor është shënuar rritje vjetore prej 10,1% e depozitave totale dhe 13,0% e kredive totale.
Qytetarët dhe bizneset në Maqedoni i kanë borxh bankave 9 miliardë €
Rritja e depozitave në baza vjetore kryesisht i atribuohet rritjes së depozitave të sektorit “amvisëri”. Qytetarët në banka kanë kursyer gjithsej mbi 7,2 miliardë euro. Ndërkohë, rritja e kredive totale është rezultat i rritjes së kreditimit në të dy sektorët, me një kontribut pak më të theksuar të sektorit korporativ, njoftoi Banka Popullore.



