20.8 C
Skopje
Thursday, October 23, 2025

Qyra kërkon mbështetjen e mbi 5 mijë qytetarëve të pavendosur!

Kandidati i pavarur për qytetin e Strugës Mendi Qyra kërkon mbështetjen e 5 mijë votuesve që sipas tij kanë mbetur vota të lira. Qyra tha se ka deklaruar në mënyrë të qartë dhe haptazi para të gjithë qytetarëve se do të jetë kryetarë i të gjithë qytetarëve pa dallim nacionalitetit. Qyra akuzoi kundër kandidatin e tij dhe AKI-në për PR dhe fushatën që po bëhet kundër tij.

“Ju them qytetarëve të Strugës por edhe më gjërë që do të vazhdojmë të japim mesazhe pozitive në qytetin e Strugës duke thënë se ne i kërkojmë votat e të gjithë qytetarëve. Në Strugë kanë mbetur vota të lira 5 mijë e 700 të lira të cilat besoj se 700 janë të Levicës që jam i sigurt që do të kalojnë te AKI ose te kundër kandidati im”, deklaroi Mendi Qyra, kandidat i pavarur për Strugën. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit