12.8 C
Skopje
Wednesday, October 8, 2025

Qyra: Nga fshati, me GPS do të mund ta rezervojnë parkingun në qytet!

Kandidati për kryetar të komunës së , Strugës, Mendi Qyra tha se qytetarët do të kenë mundësi që me GPS ta rezervojnë parkingun. Ai tha se për ndërtimin e parkingjeve ka kompani private dhe nga diaspora që janë interesuar të inevstojnë.

“Mbi këto ekziston tani, kam edhe planin, një projekt që mënyrë të digjitalizuar të vije me GPS të mundet nga fshatrat të rezervojnë parkingjet dhe ky është një projekt që mund të realizohet për një kohë të shkurtër prej dy ose tre muaj pas marrjes së mandatit tim.  Ai do të jetë nëntokësore në dy nivele, kurse pjesa sipër do të jetë e gjelbëruar dhe me një fontanë dhe gjithashtu për të lëvizur fëmijët ose të lozin fëmijët në atë pjesë dhe do të jetë pjesa më e bukur i qytetit. Ka disa forma, forma është private-publik që mendoj ka edhe kompani të cilat janë të interesuar nga diaspora. Dhe forma tjetër ka mundësi edhe me qytetarët, të cilët e kanë dyqan aty përreth dhe me një buxhet të përbashkët të realizohet ky projekt. Kurse projekti tjetër te plazhi, është një projekt i cili realizohet me një buxhet shumë të vogël, për arsye se është hapësira dhe pjesa ku duhet të bëhet është e tillë që mund të shkohet një metro e gjysmë poshtë dhe bëhet një pllakë sipër dhe mandej krijohen dy nivele dhe zgjidhet ky si problem shumë i rëndësishëm”, tha Qyra.(Tv21)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit