Qyra–Koordinatori Kombëtar: Struga në qendër të bashkëjetesës ndëretnike dhe përfshirjes së komuniteteve më të vogla

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, zhvilloi një takim zyrtar me Koordinatorin Kombëtar për bashkëpunim ndëretnik dhe ndërsektorial, ku në fokus të bisedimeve ishte forcimi i bashkëjetesës ndëretnike dhe rritja e përfshirjes së komuniteteve më të vogla etnike.
Gjatë takimit u diskutua roli i Trupit Koordinues Kombëtar në ndërtimin e politikave gjithëpërfshirëse, si dhe nevoja për krijimin e mekanizmave që garantojnë pjesëmarrje të barabartë të të gjitha komuniteteve në jetën publike dhe institucionale.
Qyra theksoi se Struga mbetet shembull i bashkëjetesës dhe tolerancës, duke shprehur gatishmërinë e komunës për bashkëpunim të ngushtë me institucionet qendrore në funksion të kohezionit shoqëror dhe zhvillimit të qëndrueshëm lokal.
Nga ana tjetër, Koordinatori Kombëtar vlerësoi përkushtimin e autoriteteve lokale dhe nënvizoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm si bazë për adresimin e sfidave me të cilat përballen komunitetet më të vogla.
Takimi u vlerësua si hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një shoqërie më gjithëpërfshirëse, me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit