19.8 C
Skopje
Friday, October 10, 2025

Qyra kërkon votat e të gjithë struganëve

Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, vazhdoi takimet me banorët e fshatrave maqedonase, përfshirë Mislehovën, Lozhanin dhe Vranishtën.

Gjatë takimeve, Qyra theksoi se do të jetë kryetar i të gjithëve – pa dallim etnie, përkatësie politike apo feje. Ai u zotua se do të punojë për një Strugë funksionale, të pastër, të sigurt dhe të zhvilluar, ku çdo qytetar ndihet pjesë e përbashkët e ndryshimit.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit