Shkup, 26 nëntor – Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Qoku, deklaroi se propozimi i tyre për Avokat të Popullit është zgjidhja më e mirë, sipas, sipas Qokut, “vjen me një dosje të pastër dhe më shumë premtues” në krahasim me kandidatët paraprak, njofton Gazeta Lajm dhe Lajm TV.
“Kam thënë edhe njëherë, kandidati ynë është jashtmase më i mirë se kandidatët që kanë pasur ata, dy të tjerët, Ixhet Memedi, i cili u akuzua për ryshfet edhe u largua nga Këshilli i prokurëve dhe ky tjetri, që u kandidua për kryeministër, dhe u bë pastaj Avokat i Popullit. “Ne kemi një kandidat me një dosje të pastërt dhe shumë premtues”, tha Qoku.





