10.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

QMK: PESË ZJARRE AKTIVE NË MAQEDONI

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se deri në orën 20:30 të ditës së sotme, në territorin e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 20 zjarre në hapësirë të hapur. Sipas raportimeve zyrtare, 5 zjarre janë ende aktive, 3 janë nën kontroll, ndërsa 12 janë shuar plotësisht, përcjell Zhurnal.mk.

Zjarret aktive janë në këto zona:

  1. Komuna e Vasilevës
  2. Komuna e Makedonski Brod – dy vatra të ndara
  3. Komuna e Prilepit – në mes të fshatrave Carevic dhe Smolani
  4. Komuna e Resnjës – në zonën që përfshin fshatrat Pokrvenik, Perovo, Asamati dhe Nakolec

Ekipet e zjarrfikësve, të mbështetura nga forcat e ushtrisë dhe vullnetarë, janë në terren dhe po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve. Qendra për Menaxhimin e Krizave apelon për vigjilencë të shtuar dhe bashkëpunim nga qytetarët, duke i bërë thirrje të mos ndezin zjarr në hapësira të hapura dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të re të dyshuar.

Autoritetet janë në gjendje gatishmërie dhe paralajmërojnë se për shkak të kushteve klimatike – temperaturave të larta dhe erërave – ekziston rrezik i shtuar për përhapjen e flakëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit