13.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

QMK: Një zjarr aktiv, dy nën kontroll, gjithsej janë shuar 24 zjarre

Shkup, 25 gusht – Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut ka gjithsej 27 zjarre në hapësirë të hapur, prej të cilëve 1 është aktiv, 2 janë nën kontroll dhe  janë shuar 24.

Janë aktive zjarret në Komunën e Dollnenit: f. Dolgaec (pyll i përzier), nën kontroll janë dy në Komunën e Makedonski Brodit në zonën Jasen (pyll i përzie)r; dhe në Komunën e Gjevgjelisë në malin Kozhuf (pyll i lartë). 

Siç informon QMK jnë shuar 24 zjarre:

– Komuna Shuto Orizare: f. Vizbeg (mbeturina); Komuna Gjorçe Petrov: f. Nikishtan (bar i thatë);  Komuna Butel: f. Lubeten (bar i thatë);  Komuna Saraj: f. Arnaqi (bar i thatë); Komuna Gazi Babë: f. Stajkovcë (serë dhe mbjellje);  Komuna Studeniçan 1: vendi Markov Rid (bar i thatë);  Komuna Studeniçan 2: f. Draçevica (pyll i përzier dhe bar i thatë); Komuna Prilep 1: f. Mazhçishte (bar i thatë); Komuna Prilep 2: Varrezat e qytetit (bar i thatë);  Komuna Krushevë: f. Presil (bar i thatë);  Komuna Radovish: Radovish (bar i thatë); Komuna Vasilevë: f. Vasilevë (bar i thatë, kallamishte dhe deponi); Komuna Bosillovë: f. Monospitovë (bar i thatë dhe shtyllë elektrike);  Komuna Strugë: f. Belicë Poshtme(deponi); Komuna Veles 1: f. Mamutçevë (bar i thatë);  Komuna Veles 2: f. Klukovec – f. Banicë (bar i thatë);  Komuna Zrnovcë: f. Zrnovcë (deponi e egër);  Komuna Çeshinovë-Obleshovë: f. Terancë – f. Vidovishtë (stërnishtë, shkurre dhe bar i thatë);  Komuna Kumanovë: te Stacioni hekurudhor (bar i thatë);  Komuna Likovë: f. Opajë– f. Vaksincë (bar i thatë dhe stërnishtë);  Komuna Tetovë 1: te hekurudha në Tetovë (mbeturina); Komuna Tetovë 2: në hyrje të Tetovës (mbeturina);  Komuna Zhelinë  f. Palaticë (bar i thatë);  Komuna Zhelinë 2: rruga f. Zhelinë – f. Sirçinë (deponi e egër).

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit