12.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

QMK: Gjatë natës së kaluar 23 zjarre në ambient të hapur, tre janë ende aktive

Gjithsej 23 zjarre në ambient të hapur janë evidentuar gjatë natës së kaluar. Prej tyre, tre janë ende aktive, gjashtë janë nën kontroll, 14 janë shuar, kumtuan sot nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK).

I pari nga tre zjarret ende aktive është në komunën Makedonsk Brodit – në zonën afër fshatrave Tazhevë dhe Breznicë – dega në drejtim të PK “Jasen”. Zjarri i dytë aktiv është në territorin e dy komunave – Demir Hisar dhe Ohër, në malin Ilinska, afër fshatrave Vitovë, Bazernik, Ilino e vogël dhe Brezhan. I treti është në territorin e komunës Bogdanc dhe Dojran, afër fshatit Furkë.

Gjashtë zjarret në ambient të hapur që janë nën kontroll, janë në komunat Probishtip – tek fshatrat Zelenigrad dhe Jamishtë, Makedonski Brod – tek fshatrat Sllatinë, Ohër – njëri në territorin e malit Galiçicë, ndërsa tjetrit në afërsi të Koselit – Rasino – Openicë, Vapilë, Plasnicë, i shuar te fshati me këtë emër, aktiv në Latovë dhe Dellçevë – në deponi.

Në numrin e vetëm të urgjencës -112, në 24 orët e kaluara ka pasur gjithsej 2.563 thirrje.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit