Përmes numrit të vetëm të emergjencës 112 në QMK është pranuar se gjashtë (6) persona kanë humbur në Kodrën e Diellit, nuk kanë mundur ta gjejnë rrugën dhe kanë kërkuar ndihmë.
Më konkretisht, ata u ngjitën në pistat e skive me një skilift dhe kur u përpoqën të zbrisnin, ra një mjegull shumë e dendur dhe për shkak të borës që ishte e re dhe nuk kishte asnjë shteg të shkelur nga skiatorë të tjerë, ata nuk mundën të orientohen për drejtimin e zbritjes. Sipas situatës, skiatorët kanë thirrur për ndihmë në 112.





