27.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

QMK: Është intervenuar në nëntë zjarre në ambiente të jashtme

Nëntë zjarre në ambiente të jashtme janë regjistruar në 24 orët e fundit dhe të gjitha janë shuar, thonë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Zjarrfikësit kanë intervenuar për shuarjen e zjarrit në këto komuna: Gjorçe Petrov, Saraj dhe Gazi Babë (për shkak të djegies së mbeturinave); Radovish, Shtip, afër “Auto Çajka” dhe në Zhelinë, afër fshatit Çiflik (për shkak të vegjetacionit të ulët të djegur); Tetovë afër fshatit Falishtë (deponi), Mavrovë dhe Rostushë (transformator në natyrë dhe shkurre) dhe në Komunën e Demir Hisarit kanë pasur një intervenim të vogël.
“Të gjitha rastet emergjente raportohen në numrin e vetëm të urgjencës 112 në QMK, veçanërisht kur qytetarët kanë situata kërcënuese për jetën. QMK informon se është e dobishme të ndiqen rekomandimet dhe informacionet nga media për parandalimin dhe reagimin ndaj emergjencave”, thonë nga QMK.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit