30.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Qeveria: U miratua propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për media me qëllim forcimin e konkurrencës në hapësirën mediatike

Qeveria, në seancën e saj të 57-të të sotme, miratoi propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për media. Duke pasur parasysh faktin se rezultatet e hulumtimeve të fundit tregojnë se mbi 70% e publikut informohet në internet, duke bërë që mediat online të bëhen një faktor i rëndësishëm në hapësirën mediatike, u shfaq nevoja për përfshirjen e tyre në Ligjin për media.

Kjo do të kontribuojë gjithashtu në stimulimin më intensiv të vetërregullimit si një segment i rëndësishëm për punën profesionale të gazetarëve dhe forcimin e konkurrencës në hapësirën mediatike.

Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për media synon të forcojë konkurrencën në hapësirën mediatike dhe të zgjidhë problemet ekzistuese me portalet e internetit, duke krijuar një kornizë ligjore që i njeh ato si të tilla, përkatësisht duke përcaktuar rregulla të qarta për themelimin dhe regjistrimin e tyre,thuhet ne njoftimin e Qeverisë

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit