19.8 C
Skopje
Friday, October 10, 2025

Qeveria “Rama 4″/ Këtë të premte bëhet betimi i kabinetit të ri në Presidencë

Qeveria “Rama 4” do të bëjë betimin këtë të premte në Presidencë. Ndërkaq, seanca parlamentare e së enjtes për votëbesimin e qeverisë ishte parashikuar maratonë, por zgjati më pak se 30 minuta.

Deputetët e opozitës në fillim ishin të qetë, por shfaqja e Diellës, i acaroi. Por kësaj radhe, mazhoranca nuk u tregua e duruar me opozitën.

Rama ndërpreu prezantimin e programit dhe parlamenti kaloi direkt në votim. Me 82 vota pro u miratua qeveria e re, me Edi Ramën kryeministër, Diellën ministre virtuale, dhe 16 ministra të tjerë normalë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit