22.8 C
Skopje
Thursday, September 25, 2025

Qeveria në Sofje mbuloi zyrtarisht të gjitha shpenzimet për trajtimin e të lënduarve nga Koçani në Bullgari

Këshilli i Ministrave i Bullgarisë, me vendim për dhënien e ndihmës humanitare, mbuloi të gjitha shpenzimet e trajtimit të të rinjve nga Maqedonia, të cilët u lënduan në zjarrin katastrofik në diskotekën Pulse në Koçani në mars të këtij viti.

Kostoja totale e transportimit dhe trajtimit të pacientëve nga vendi në spitalet bullgare arrin në një milion e 352.000 leva (rreth 767,000 euro).

Sipas autoriteteve bullgare, ndihma përfshin:

– evakuimin aeromedik të tetë pacientëve me një aeroplan Spartan, me një vlerë totale deri në 70.000 leva.

– gjithsej 15 pacientë u trajtuan në mjediset spitalore në Bullgari, me një kosto totale prej 1.352,000 leva.

– akomodimin e anëtarëve të familjeve të viktimave me një kosto totale prej 59.465 leva.

Këshilli i Ministrave miratoi gjithashtu një Dekret që miraton shpenzime shtesë brenda buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2025 në shumën prej 1.431.300 levash për evakuimin mjekësor ajror, evakuimin mjekësor nëpërmjet transportit të specializuar mjekësor me një automjet transporti mjekësor tokësor dhe trajtimin e viktimave të incidentit tragjik.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit